Nëntë persona nxirren të vdekur nga një minierë në Kinë

Nëntë minatorë kinezë janë gjetur të vdekur një ditë pasi 11 kolegë të tyre janë shpëtuar pas dy javëve të bllokimit në një minierë ari në provincën Shandong.

Marketing

Kryetari i qytetit Yantai, Chen Fei është cituar të ketë konfirmuar vdekjet, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.

Për një minator vazhdon të mos ketë informacione askush.

Si pasojë e shpërthimit të 10 janarit në provicën Shandong, kanë mbetur të bllokuar 22 punëtorë, rreth 600 metra në thellësi të tokës.

Një minator tjetër veçse ka vdekur.

Por, e diela ka qenë ditë gëzimi pas nxjerrjes së 11 minatorëve në sipërfaqe të tokës.

“Nga pasditja e së shtunës e deri më sot, ekipet e shpëtimit nuk kanë ndalur kërkimet dhe kanë gjetur nëntë minatorë, të cilët fatkeqësisht kanë vdekur”, ka thënë kryetari Chen Fei të hënën.

Minierat e Kinës janë ndër më vdekjeprurëset në botë.

Sipas Administratës Kombëtare për Siguri të Minave, në minierat e Kinës më 2020 janë regjistruar 573 viktima.

Marketing