Nëntë persona të lënduar në një aksident në rrugën Shtip-Radovish

Nëntë persona janë lënduar në një aksident automobilistik në afërsi të fshatit Damjan të Radovishit në rrugën magjistrale Shtip- Radovish.

Marketing

Zëdhënësi i SPB- Strumicë, Hrizantema Rendevska ka deklaruar se fatkeqësia ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 3.40 mes dy veturave për udhëtarë dhe një traktor me rimorkio.

“Sipas informacioneve të para, lëndime trupore kanë marrë gjithsej nëntë persona dhe të gjithë janë hospitalizuar në spitalin në Strumicë”, tha Rendevska.

Në rrjedhë është mbikëqyrja në vendin e fatkeqësisë nga ana e policisë dhe Prokurorit publik, ndërsa mëngjesin e sotëm prej orës 4.15 e deri në 5.40 qarkullimi në atë rrugë ka qenë tërësisht i ndërprerë .

Marketing