Nëntë të lënduar në shtatë aksidente në Shkup

Një shofer me motoçikletë ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tetë veta lëndime të lehta trupore në shtatë aksidente që kanë ndodhur gjatës 24 orëve të kaluara në rrethinën e Qytetit të Shkupit.

Marketing

Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB- Shkup, policia ka përjashtuar 19 shoferë të cilët kanë vozitur më shpejtë nga se lejohet, dy shoferë në ndikimin e alkoolit, 17 shoferë para se të pajisen me të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy automjete të paregjistruara.

Janë sanksionuar 11 shoferë për mosposedim të rripit të sigurisë dhe 12 shoferë të cilët kanë folur në celularë derisa kanë vozitur.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë sanksionuar edhe 16 këmbësorë të cilët nuk e kanë kaluar rrugën në kalimin për këmbësorë.

Për parkim jo të rregullt janë dënuar 75 shoferë, ndërsa më automjetin special “karrotreci” janë larguar 68 automjete.

Marketing