Nëntë të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Suedi

Nëntë persona janë vrarë pasi aeroplani i tyre është rrëzuar në afër qytetit universitar, Umea në veri të Suedisë, thanë autoritetet të dielën.

Marketing

Aeroplani i vogël ishte i projektuar për të transportuar parashutistë.

Zëdhënësi i Policisë, Peder Jonsson, ka thënë se shkaqet e rrëzimit të aeroplanit akoma nuk dihen.

Spitali Universitar i Universitetit të Umea konfirmoi se nuk kishte të mbijetuar dhe të afërmit e të ndjerëve ishin njoftuar për viktimat.

Sipas Euronews, as Jonsson dhe as spitali nuk identifikuan menjëherë emrat e viktimave apo kombësitë.