Nëntori si muaj me shumë ngrohtësi, që përmbush zemrat e çdo shqiptari anekënd, brenda dhe jashtë shtetit shqiptar. Datë kjo e cila na bënë të përkujtojmë luftën dhe rezistencën shumëvjeçare të popullit tonë, vetëm e vetëm për të mbijetuar dhe qëndruar në këmbë.

Fatmirësisht nëpër qytetet tjera të banuara me shqiptar në Maqedoni kjo ngrohtësi është prezentë falë kujdesit dhe mbështetjes nga të gjitha institucionet relevante.
Një gjë e tillë ka vite që nuk ka ndodhur në qytetin e Kumanovës me rrethinë. Edhe pse Kumanova njihet botërisht si qyteti i cili dha kontribut kundër qarqeve të ndryshe antishqiptare për të fituar lirinë dhe mundësitë që në ditët e sotshme këto data të manifestohen me ngrohtësi dhe pa cenzurë.

Mirëpo mbi gjithë këtë kontribut, qytetarët e Kumanovës me rrethinë, nëntorin ka vite që e presin të ftohtë, pa ndonjë organizim të mirëfilltë, edhe pse grupe të ndryshme vullnetare vite me radhë u përpoqën që këtë datë dosido t’a manifestojnë.

Falë këshillit inicues të artistëve të këtij qyteti nën përkrahjen e njerëzve bujarë, mundësuan që ARTi të bëjë bashkë artistet e vendit dhe ata t’i sjellin ngrohtësi kumanovarëve me program të mirëfilltë artistik.

Nëntori me KumanovART me datë 28 nëntor me fillim nga ora 17:00 do të nis me ekspozitë artistike ku do të marrin pjesë shumë profesionist të artit figurativ, skulpturës, pikturës, dizajnit, fashion dizajnit, fotografisë etj.

Pas ekspozitës do të këtë program koncertal të muzikës serioze nga Kori i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, referat kushtuar 28 nëntorit sidhe pika të tjera artistike.

Kjo datë shpresohet të mbetet tradicionale edhe në shërbim të qytetarëve por edhe si model i mobilizimit të të gjithë artisteve të Kumanovës me rrethinë.