Nënvlerësoi KOVID-19, Boris Johnson ende me simptoma të virusit

Kryeministri Boris Johnson deri para pak javësh ishte një nga liderët europian që e nënvlerësoi pasojat e koronavirusit, duke refuzuar të mbyllte shkollat apo aktivitetet sportive.

Marketing

Por, aktualisht Britania e madhe po përballet me pasoja të rënda, ku deri më tani janë janë konfirmuar 3 605 viktima dhe 38,168 të infektuar.

Ndërkohë, prej disa javësh kryeministri Johnson është ndërgjegjësuar nga përjetimi personal i sëmundjes. Ai u diagnostikua me COVID-19 më 27 mars.

Dje ai u pa duke dalë nga rezidenca e tij ikonike në Doëning Street, duke iu përgjigjur thirrjes për të duartrokitur të gjithë personelin shëndetësor që po sakrifikon në linjë të parë ndaj koronavirusit.

Portreti i kryeministrit dukej tejet i lodhur nga kjo eksperiencë e pakëndshme, edhe pse ka deklaruar se ka patur vetëm simptoma të lehta, duket se kryeministri ende nuk është shëruar nga COVID-19.