Nepotizmi, dorëhiqen disa familjarë të funksionarëve

Disa nga zyrtarët, të afërmit e të cilëve janë punësuar në punë shtetërore e kanë dëgjuar kryeministrin Zoran Zaev dhe tashmë kanë hequr dorë nga vendi i punës. Kryeministri nuk donte të tregonte se kush janë zyrtarët.

Marketing

Ai thotë se do ta lëmë që ato vetë të tregojnë. Zaev u bëri thirrje qytetarëve, dhe sidomos të afërmve të kolegëve të tij nga Qeveria dhe Kuvendi, që alternativa e parë për punësim të jetë sektori privat e jo administrata shtetërore.

Dua të përmend se bëjmë analizë të hollësishme, bëhet fjalë për marrëdhënie personale dhe përgjegjësia individuale të individëve të caktuar, mënyra e konkurrimit, e drejtë dhe transparente në procedurë të drejtë në fushën e punësimit.

Raportet e analizës i presim këtë javë. Të gjithë jemi shembull në këtë shoqëri, nëse vërtet dëshirojmë ta konfirmojmë atë që po themi, se vende më mirë të paguara ka në sektorin privat, se hapësirë për avancim ka në sektorin privat”. – tha Zoran Zaev-Kryeministër.

Vajza e deputetes Emilija Aleksandrova, e cila pas votimit mbi ndryshimet kushtetuese u përjashtua nga VMRO DPMNE-ja, nuk ishte punësuar në Fondin për Inovacion dhe zhvillim teknologjik.

Ne presim nga Komisioni Kundër Korrupsionit, kur të marrim kërkesë prej tyre, të njëjtën do t’ua tregojmë se nuk kemi të punësuar një person të tillë në vendin tonë. ” -theksoi Jovan Despotovski – drejtor i Fondit për inovacione.

Pas reagimeve të ashpra në opinion, Kryeministri Zaev vendosi që të gjitha punësimet nën ombrellën shtetërore të personave të afërt me zyrtarët të anulohen. Dy ditë më parë, Alsat dërgoi pyetje për të gjithë zyrtarët, të afërmit e të cilëve ishin të punësuar në kompanitë shtetërore, nëse do t’u thonë të afërmve të heqin dorë nga puna, por nuk morëm përgjigje.

Franca ka miratuar tashmë një ligj që parashikon tre vjet burg dhe një gjobë prej 45,000 euro nëse vërtetohet se një zyrtar publik nga qeveria ndikoi në vendimin për të punësuar një nga të afërmit e tij.

Marketing