Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka kaluar një pjesë të ditës së sotme në Brezovicë.

Por, ajo se çka ka parë aty nuk i ka pëlqyer fare.

Pacolli tha se hedhja e mbeturinave në këtë vend është tregues i nivelit të vetëdijes qytetare.

“Kjo është përshtypja e qëndrimit në Brezovicë, vendi më i popullarizuar për adhuruesit e natyrës në Kosovë. Nuk është thjesht mungesë e kujdesit institucional, është tregues i nivelit të vetëdijës qytetare”.