Nervozohet tenisti, godet babanë e tij me raketë

Një episod shumë i pakëndshëm ka ndodhur në turneun ATP Cup që po zhvillohet në Australi.

Marketing

Tenistët e njohur botëror po duelojnë për shtetet e tyre dhe një ndeshje interesante që ka prodhuar shumë ishte ajo ndërmjet Stefano Tsitsipas dhe Nick Kyrgios. Australiani fitoi 2-1 me sete, 7-6(7), 6-7(3), 7-6(5).

Tsitsipas humbi setin e parë dhe reagoi shumë keq duke goditur raketën e tenisit.

Ai e goditi dy herë dhe në momentin e dytë kapi dhe babin e tij që e ka për trajner. U duk qartë se goditi pa dashje, por që i shkaktoi dhimbje të mëdha në dorë.

Mamaja e Tsitsipas zbriti menjëherë te shkallët duke u munduar të qetësojë djalin e tij. E gjithë skena ishte mjaft e sikletshme.

Sjellja e tij nuk e ndihmoi në fund lojtarit, pasi Kyrgios arriti të tojë ndaj kundërshtarit të tij.