Nëse edhe sot Gruevski nuk duket askund, atëherë do ta arrestojë policia

Gjykata sot do të bëjë edhe një tjetër përpjekje për të gjetur Nikolla Gruevskin dhe t’ia dorëzojë vendimin që refuzon ankesën e tij ndaj vendimit për moslejimin e shtyrjes së dënimit me burg. Por nëse gjykata vendos se Gruevski shmang pranimin e këtij vendimi, atëherë ata do të kërkojë që ai të arrestohet nga Policia.

Marketing

Pasi Gruevski ta marrë vendimin, ai duhet të paraqitet menjëherë në burg për të shërbyer dënimin për blerjen e “Mercedesit” luksoz.

“Nëse gjykata konstaton se Gruevski ikë për ta pranuar vendimin, atëherë nga e marta do të zbatohen rregulla të reja , që nënkupton kërkesë nga policia pë raarestimin e tij , që është në përputhje me praktikën gjyqësore”, theksojnë nga gjykata, transmeton “Zhurnal”.

Më parë, si opsion u përmend mundësia që vendimi i gjykatës Gruevskit t’i dorëzohet nëse ai shfaqet në seancën dëgjimore për rastin “Titanik”, por kjo seancë është zhvendosur për ditën e mërkurë.

Avokatët e tij sot do t’i referohen një akti të jashtëzakonshëm juridik që ende nuk është dorëzuar në Gjykatën Supreme dhe vendimin e Komisionit për Diskriminim me arsyetimin se Gruevski ishte diskriminuar.

Korrierët e Gjykatës Penale, të premten, menjëherë pas vendimit të Këshillit Penal, u përpoqën tri herë të gjejnë Gruevskin me qëllim që t’ia dorëzojnë vendimin. Që atëherë, ai nuk ka bërë shfaqje publike ose përmes rrjeteve sociale ku shpesh shprehet pikëpamjet e tij.