Nëse ka zgjedhje më 5 korrik, sot fillon fushata zgjedhore

Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, sipas rregullores ligjore, duhet të vazhdohen veprimet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nëse zgjedhjet mbahen më 5 korrik, sipas afateve, sot duhet të fillojë fushata zgjedhore, përkatësisht 20 ditë para ditës së votimit.

Marketing

Qeveria tashmë u dha udhëzime institucioneve kompetente për vazhdim të procesit zgjedhor, i cili ishte ndërprerë për shkak të korona-krizës dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Të gjitha udhëzimet qeveritare parashikojnë përgatitje për zgjedhje më 5 korrik.

LSDM-ja qeveritare dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe krahas takimeve të liderëve partiak, ende nuk mund të harmonizohen për datën e zgjedhjeve.

Për LSDM-në termine të pranueshme janë 5 ose 8 korrik, ndërsa VMRO-DPMNE insiston më 15 korrik. Të dy palët tani për tani mbesin në pozitat e tyre. Pushteti thotë se zgjedhje duhet të ketë sa më parë për shkak të kthimit të institucioneve në kapacitet të plotë dhe legjitimitet për ballafaqim më të mirë me krizën ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuar nga Kovid-19. Opozita, sërish, tha se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje më 5 ose 8 korrik dhe paralajmëron në krizë të mundshme politike.

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në përpjekje të harmonizohen qëndrimet ka organizuar disa takime të liderëve, të cilat përfunduan pa marrëveshje. Pendarovski të premten në fjalim për opinionin bëri thirrje në konsensus ndërpartiak për zgjedhjet. Porositi se është e mundur edhe vazhdim i ri i gjendjes së jashtëzakonshme, por vetëm nëse ka marrëveshje midis partive për datën e zgjedhjeve.

Partitë politike paralajmëruan se fushata për këto zgjedhje do të jetë më ndryshe për shkak të korona pandemisë dhe do të zhvillohet pa tubime, por përmes mediumeve dhe rrjeteve sociale. Deri tani, vetëm Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa treguan që prej sot edhe zyrtarisht e fillojnë fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 korrik.

Marketing