Mateo Kovacic është një hap larg huazimit në Chelsea dhe Luka Modrid kërkon që të luaj për Interin, derisa këto lëvizje i kanë paralajmëruar edhe agjentet e tyre, e kjo do të thotë se Real Madridi do të shikojë mesfushorët më të mirë për ta zëvendësuar kroatin
Nëse largimi i Cristiano Ronaldos ishte i pritur, largimet e dy kroatëve në mesfushë do të ishin dëshpëruese për Madridin.

Por, tre emra janë përmendur si zëvendësues të mundshëm të tyre.

I pari është Christian Eriksen që konsiderohet një zëvendësim për Modricin, por kjo nuk do të ndodh vetëm nëse ndodh largimi i kroatit.

Mirëpo, edhe oferta për Tottenham do të jetë e vështirë, aq më pak se ka më pak se 48 orë kurë afati i transferimeve në Premier Ligë do të mbyllet.

Kjo do të thotë se negociatat dhe transferimi i tij do të ishte i vështirë, aq më pak që edhe presidenti i Spurs, Daniel Levy, është i tillë.

Reali tashmë ka përvojë me negociatorin e çeliktë pasi që mëzi ja ka marrë nga dora dy yjet e tij, Modricin dhe Gareth Bale, por dështuan me Pochettinon që nuk e lejoi të largohet.

Pavarësisht kësaj, Eriksen është i preferuari pasi që dihet vizioni dhe kualiteti i tij për lojën.

Julen Lopetegui do ta mirëpriste danezin, por nuk do ta përjashtonte as Thiago Alcantaran (27 vjet), lojtar i Bayernit dhe i Barcelonës më parë.

Reali e kishte mundësinë për të nënshkruar më të pesë vite më parë për 20 milionë euro, por bordi nuk dëshironte të paguante klauzolën e tij, megjithatë, Lopetegui beson që ai është një lojtar që mund të diktoj japin dhe ritmin e lojës.

Opsioni i tretë është serbi, Milinkovic – Savic.

Lazio kërkon 100 milionë euro por Los Blancos nuk dëshirojnë që të paguajnë kaq para për të.

Por, tani besohet se çmimi i tij ka rënë në 70 milionë euro, kështu që 22 vjeçari po ashtu është një mundësi atraktive për kampionin europian.