Nëse mblidhen më shumë njerëz se sa lejohet, do të rikthejmë masat – tërheq vërejtjen Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk sheh rrezik në lehtësimin e masave dhe lejimin e tubimeve, si koncertet dhe dasmat, pasi siç thotë, edhe për këto ka protokolle dhe ai është që mos të mbushet më shumë se 50% e kapacitetit të lejuar.

Marketing

Megjithatë, shton se nëse vërehet se këto protokolle nuk zbatohen, atëherë do të ashpërsohen masat anti-Covid.

“Nëse tubimet janë në kuadër të masave të lehtësuara, sërish ka protokolle dhe ato parashohin që mos të mbyshen vendet më shumë se 50% e kapacitetit, konsideroj se nuk ka vend për të dyshuar se ato lehtësime do të jenë burim i infeksionit. Nuk ka për momentin, edhe pse edhe deri tani ka pasur vende ku janë tubuar të rinjtë. Sërish do të them, nëse vërejmë, se do të ketë rrezik të tillë, atëherë do të zbatojmë ndonjë masë”, tha Filipçe.

Marketing