”Nëse Neymar do të kthehej te Barcelona, duhet të kërkonte falje”

Jordi Mestre beson se Neymar do të duhej të kompensonte përpara se të kthehej të luante për Barcelonën.

Marketing

Braziliani u largua në vitin 2017, duke lënë shije të keqe pas në ‘Camp Nou’ por Katalanasit janë lidhur me nënshkrimin e tij që nga ajo kohë.

“Nga pikëpamja emocionale për mënyrën se si ai u largua, unë nuk do ta transferoja më”, tha ish-zëvendës-presidenti për Mundo Deportivo.

“Por nga ana sportive, po, do të doja”.

“Nëse ai do të kthehej, do të duhet të bëjë një veprim. Ai do të duhet të tërheqë padinë kundër klubit, të kërkojë falje dhe të jetojë një jetë gati të përsosur”.

MEDIAL.mk

Marketing