Nëse nuk do të bëhej këngëtare, do habiteni çfarë do të bëhej Çiljeta

Çiljeta ka treguar se çfarë do të bëhej nëse jo këngëtare.

E ftuar tek “Rudina”, Çiljeta Xhilaga ka treguar ëndrrën e saj për t’u bërë kirurge plastike. Çiljeta tregoi për publikun se nëse nuk do të ishte bërë këngëtare, do të kishte zgjedhur pikërisht këtë profesion.

Marketing

Gjatë intervistës ajo zbuloi se tashmë po mëson punimin e vetullave pasi gjithmonë ka qenë e talentuar në pikturë.

“Pasioni im ka qenë gjithmonë piktura, që në fëmijëri. Kam pasur shumë dorë për pikturë. Madje edhe stiloja veshje.

Mund t’i kem dhe sot e kësaj dite ato kujtime që i kam ruajtur në dosje në shtëpi. Nuk ka pasur libër që në klasën e tretë e tutje, që unë nuk vizatoja syrin apo vetullën.

Kështu, po mendoja që të marr një vajzë, që ta trajnoja dhe ta kem për mikroblendin në dyqan, pastaj thashë pse mos ta bëj vetë. Është një nga pasionet e mia që mua më shkon dhe shumë përshtat edhe e bëj me shumë dëshirë, sepse kam edhe shumë durim.

Është shumë interesante, unë dhe për make up kam talent.

Nuk është proces i vështirë pjesa e konturimit apo vizatimit të vetullës kur do t’i japësh formën një personi në bazë të fizionomisë së fytyrës, apo vendosjes së kockës së vetullave.

Se çdo gjë vjen me matje. Jam me procedurë e sipër”, u shpreh Çiljeta në Tv Klan.

Marketing