Nëse nuk shkarkohet zëvendësministri Gjergj Dedaj, deputetët turq sot largohen nga Qeveria

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e komunitetit turk Myfera Şinik, ka theksuar për Telegrafin se është duke përfunduar ultimatumi për shkarkimin e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme (MPJ), Gjergj Dedaj.

Marketing

Ajo ka thënë se deputetët e grupit 6 +, kanë dhënë një deklaratë ku kanë sqaruar se do ta presin vendimin për shkarkimin e Dedajt deri të premten.

“Sot është e premte, dita e fundit e punës në këtë javë. Ne do të presim edhe pak minuta që të merret ky vendim”, ka shtuar Şinik.

Ndryshe, ditë më parë deputetët e grupit 6 +, në takim me kryeministrin e Kosovës kanë kërkuar nga ai që zëvendësministri Gjergj Dedaj të shkarkohet nga detyra e tij, për arsye të ofendimeve dhe sharjeve të cilat sipas tyre, ky i fundit i ka bërë në drejtim të shtetit turk dhe këtij komuniteti që jeton në Kosovë.

Mediat kanë raportuar se Dedaj është propozuar nga ana e MPJ-së si Ambasador i Kosovës në Maqedoni. /Telegrafi/

Marketing