Nëse referendumi nuk kalon, Zaev tërhiqet!?

Në video incizimin e publikuar në facebook, kryeministri Zoran Zaev e filloi fushatën për referendum. Përmes pohimeve se e ardhmja e vendit është në organizatat euroatlantike, ai kërkon “Po” nga qytetarët. Ai është i bindur në suksesin e referendumit, por edhe është i gatshëm për pasojat nëse i njëjti nuk është i suksesshëm.

Marketing

Mbrëmë në intervistë për 1 TV, kryeministri tha se nëse qytetarët shprehen kundër anëtarësimit në BE dhe NATO, në llogari të mos ndryshimit të emrit të shtetit, ai është i gatshëm të jep dorëheqje.

“Unë jam aq i sigurt se referendumi do të ketë sukses në RM, që përgjigja është po. Do të largohem, nëse nuk është i suksesshëm referendumi. Kjo do të thotë një kufizim serioz për të ardhmen e vendit tim, dhe se unë nuk kam arritur që të bind pjesën më të madhe të popullit tim. Por jam shumë i sigurt se referendumi do të jetë i suksesshëm, pres përqindje serioze 75-85%, me deklarimet e qytetarëve për anëtarësim në BE dhe NATO”, tha Zaev.

Por, si do të formulohet çështja e referendumit, do të vendos Ministria e drejtësisë, pasi që Qeveria do të sjell vendim që do ta dërgojë në Kuvend. Kuvendi, sipas paralajmërimeve, vendimin për mbajtjen e referendumit do ta sjell deri më 20 korrik. Sipas asaj që parashihet me ligj, referendumi mund të mbahet në pjesën e dytë të muajit shtator ose në fillim të tetorit.

Ligji për referendum dhe forma të tjera për deklarim të qartë të qytetarëve
neni 22
(2) Nga dita e publikimit të vendimit për shpalljen e referendumit në nivel shtetërorë në “Gazetën zyrtare të Republikës Maqedonisë” deri në ditën e mbajtjes, nuk mundet të kalojnë më pak se 60 ditë e as më shumë se 90 ditë.
Referendumin do ta zbatojë KSHZ-ja e përkohshme.

Deri në fund të muajit pitet që Kuvendi të zgjedh anëtarët e këtij organi pasi që shpalli konkurs, ndërsa nesër pritet që partitë politike të tregojnë se cilët janë propozim-kandidatët e tyre. Jo-zyrtarisht, VMRO-DPMNE-ja, për kryetar të KSHZ-së do ta propozoj ish-deputetin Oliver Derkovski, ndërsa për anëtarë Svetllana Karapetrova.

Emrat nga LSDM nuk zbulohen, edhe pse dihet se në listën e të paraqiturve është edhe ish –deputeti i kësaj partie, por edhe ish-kryetari i këtij Komisioni, Boris Kondarko.

https://www.youtube.com/watch?v=ZbnOr8l92gw

Marketing