Nëse shkohet në zgjedhje të reja,LVV e LDK në opozitë

Njohësi i çështjeve politike, Ramush Tahiri, ka thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje, atëherë PAN-i do të jetë në Qeveri e LVV dhe LDK në opozitë.

Marketing

Analisti politik, Ramush Tahiri, ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për bllokimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një intervistë për “Epokën e Re”, Tahiri, ka thënë se është e padrejtë që kjo parti t’i kërkojë shtatë ministri ose t’i kthehet posti i kryeparlamentarit dhe pesë ministri.

Tahiri ka deklaruar se nëse nuk ka marrëveshje LVV-LDK, presidenti duhet ta mandatojë Kurtin për kryeministër edhe pa propozim formal nga ana e LVV-së.

Ai po ashtu ka treguar se presidenti këtë mund ta bëjë duke u thirrur në konsultimin që ka pasur me të dh në video-mesazhin që Kurti ka publikuar në rrjetin social Facebook, përmes të cilit ka treguar se është kandidat i LVV-së për kryeministër dhe ka propozuar ministrat e subjektit të tij.

Tahiri ka thënë se nëse shkohet në zgjedhje të reja, PDK-ja bëhet bashkë me Nismën dhe mund të dalë e para dhe PAN-i mund të vijë në Qeveri ndërkaq LVV-ja dhe LDK-ja të kalojnë në opozitë.

Marketing