Nëse thoni këto fjalë ‘magjike’, iPhone-i juaj do t’i shkrepë vetë fotot!

Të gjithë e dimë se një nga opsionet e preferuara të përdoruesve të iPhone është kamera që ka! Prandaj, të dish sa më shumë për truket e saj mund t’ju bëjë ekspertë të fotografisë dhe pse jo, edhe të Instagramit. Një azhornim ju lejon që telefoni t’i shkrepë vete fotot, si një aparat profesional. Ju mund ta mbani në distancë dhe të pozoni të qetë. Ja ç’duhet të bëni:

Marketing

1. Si fillim, hapni “Setting” në iPhone.

2. Klikon tek “Accessibility”.

3. Nga aty, shkoni tek “Voice Control”.

4. Hapni kamerën dhe pozicionojeni telefonin nga aty ku do shkrepni foton.

5. Kur të jeni gati, thoni me zë “Turn up the volume” dhe kjo do aktiziojë opsionin për të shkrepur foto.

6. Pasi të keni mbaruar me fotot, mund të çaktivizoni “Voice Control” tek Settings.

Një mënyrë tjetër:

1. Shkoni tek “Shortcuts” në iPhone-in tuaj.

2. Shkoni aty ku thotë “Gallery” dhe shkruani “Say cheese”.

3. Frazën “Say cheese” mund ta personalizoni duke e ndryshuar sipas dëshirës.

4. Klikoni “Add shortcut”.

5. Më pas, thoni: “Hej Siri, say cheese” – ose cilëndo fjalë që ju vendosët dhe telefoni juaj do të shkrepë automatikisht foto.

Marketing