Nesër autobusët e NTP-së në Shkup do të punojnë sipas orarit të së dielës

Për shkak se nesër është ditë pune me rastin e festës “8 Shtatorit”, ditës së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, transporti publik me autobus do të zhvillohet sipas orarit të së dielës, informojnë nga NTP-Shkup.

Marketing

“Linja për në Vodno do të punojë me orar të zakonshëm, ndërsa sipas orarit të së dielës do të lëvizin edhe autobusët e linjës 25, 25A dhe 25 B. Transporti në linjat përkatëse për të gjithë udhëtarët do të jet falas sipas vendimit të Qytetit të Shkupit për transport falas të dielën në linjat përkatëse për të gjitha kategoritë e udhëtarëve”, njoftoi NTP-Shkup.

Tre pika për shitjen e biletave do të punojnë. Nga ora 7:00 deri në orën 19:30 do të punojnë dy pika për shitjen e biletave, ajo në Qendrën e transportit dhe në Pazarin e Gjlebërt, ndërsa nga ora 7:00-13:00 do të punojë pika për shitjen e biletave në Gjorçe Petrov.

Marketing