Nesër ditë zie në Ohër

Këshilli i Komunës së Ohrit në seancën e sotme të jashtëzakonshme të mbledhur me rastin e vdekjes së papritur të kryetarit Jovan Stojanoski njëzëri vendosi që nesër (17 dhjetor) të shpallet ditë zie në territorin e komunës.

Marketing

Sipas vendimit, të gjitha ngjarjet e planifikuara për nesër e që kanë karakter kulturor anulohen. Seanca përkujtimore për Stojanoskin do të mbahet nesër në orën 10:00 në Sallën e Kuvendit Komunal, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 14:00 në Varrezat e Qytetit në Ohër.

Marketing