Nesër do të ketë ndryshime të komunikacionit në Shkup për shkak të protestës

Komunikacioni nesër nga ora 10 pjesën qendrore të Shkupit do të ndryshohet për shkak të vendosjes së foltores para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për protestën e organizuar nga grup qytetarësh “Të rinjtë për Maqedoni”, informojnë nga Ministra e Punëve të Brendshme.

Marketing

Sipas MPB-së, Sektori për siguri të komunikacionit rrugor do të kryejë ri drejtimin e komunikacionit rrugor në rrugët: udhëkryqi “Dame Gruev – Vasil Gllavinov” në drejtim të “Kryqit të Kuq” dhe nga prapa nga udhëkryqi “11 Oktomvri – Koço Racin”.

Në të njëjtën kohët, ju bënë thirrje të përmbahen nga akte të dhunshme në kohën e protestës.

“Ministria e Punëve të Brendshme punon dhe respekton të drejtën për shprehjen e mendimeve kundër, por në të njëjtën kohë bëjmë thirrje deri tek qytetarët të përmbahen nga aktet e dhunshme dhe aktivitete të dhunshme për t’u ruajtur rendi publik dhe qetësia”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Marketing