Nesër do të punojnë të gjitha shtëpitë shëndetësore

Ministria e shëndetësisë informon se nesër më 2 janar do të jetë ditë pune për të gjithë të punësuarit në Shtëpitë shëndetësore në Republikën e Maqedonisë, me qëllim që qytetarët të marrin në kohë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Marketing

“Qytetarët të cilët kanë caktuar termine për kontroll për nesër në ambulantat konsultative specialistike për inçizime dhe procedura tjera diagnostike, si dhe intervenimet e caktuara kirurgjike, të njëjtat do të punojnë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Marketing