Nesër do të vendoset për marjen e imunitetit të Gruevskit

Nesër do të vendoset për mandatin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Seanca do të mbahet nga Komisioni për çështje të mandateve dhe imuniteteve.

Marketing

Seancën do ta udhëheqë zv.kryetarja Snezhana Kalevska Vançeva, përshkak se kryetari i komisionit Pavle Bogoevski të enjten dha dorëheqje nga posti i deputetit, njëherit dhe kryetarit të komisionit.

Nga partia e VMRO-DPMNE-së edhe sot përsëritën qëndrimin e arsyet për mungesën e tij janë të njohura, azil politik në Hungari, dhe se deri nesër do të vendosin se si do të votojnë si grupë e deputetëve.

Nga LSDM-ja thonë se deputetët e tyre do të votojnë sipas bindjeve personale, por konsiderojnë se ligjet të vlejnë barabartë për të gjithë.
Kjo është hera e dytë që deputetët po përpiqen t’ia marin mandatin Gruevskit. Hera e parë ishte në nëntor vitin e kaluar kur për heqje të mandatit votuan vetëm 58 deputetë, ndërsa nevojiten 80të.

Nëse këtë herë arrihen 80 vota, Nikolla Gruevski do të bëhet deputeti i tretë i cili ngelet pa mandat për këtë shkak. Më herët, Kuvendi për mungesë të paarsyeshme ua kishte marë mandatet edhe deputetëve Arben Xhaferi dhe Hisni Shaqiri.