Nesër dorëzohen rreth 102 kallëzime penale ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte

Nesër Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98’99”, pritet të dorëzoj rreth 102 kallëzime penale për serbët e dyshuar për krime lufte.

Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98’99” do të dorëzojë kontingjentin e trembëdhjetë të padive me rreth 102 kallëzime penale të bëra nga qytetarët e Gjakovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.

“Dorëzimi i padive dhe dokumenteve bëhet nesër në Departamentin e Krimeve të Luftës në Prishtinë, në ora 11.00”, thuhet në njoftimin e kësaj shoqate.

evn