Nesër edhe një përpjekje për të zgjidhur çështjen e rrogave në arsim

Të hënën do të ketë edhe një tentativë tjetër mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikatës së Arsimit, Shkencë dhe Kulturë, për t’u gjetur zgjidhje rreth rritjes së pagave në arsim. Edhe pse deri tani janë mbajtur një sërë takimesh mes ministrit Arbër Ademi dhe të kryetarit Jakim Nedellkov, nuk kanë kanë hasur në një epilog pozitiv.

Marketing

Ndërkaq, siç ka deklaruar Ademi takimi që do të mbahet gjatë ditës së nesërme, do të jetë i fundit në të cilën do të bisedohet për këtë çështje, për shkak se siç tha ai tema rritjes së pagës do të jetë gjithmonë aktive. Kurse, Nedellkov është shprehur optimist se do të kenë një përgjigjë pozitive nga ministria, pasi në të kundërt do të ushtrojnë presion të shtuar dhe ajo është grevë e përgjithshme.

Kërkesa për rritjen e pagave për të punësuarit në arsim daton qysh prej vitit 2018, mirëpo siç thonë nga sindikati, ministria ka heshtur ndaj kërkesës së tyre. Megjithatë, kjo u aktualizua kur gajtë verës Qeveria përsëriste për rritje të pagës minimale dhe Ministria për Punë dhe Politikë Sociale vendosi për rritje 21% të pagave për të punësuarit në kopshte. Veç tyre edhe të gjithë punëtorët social fituan rritje të pagës 22%.

Më pas, me fillimin e vitit të ri shkollor, SASHK më 2 shtator mbajti grevë paralajmëruese, duke vazhduar të kërkojnë rritje të pagave për 25%, përndryshe në tetor do të vazhdonin grevën e përgjithshme. Afati kohor i caktuar nga SASHK-u ishte që të gjindet zgjidhje deri në fillim të tetorit, mirëpo ata i dhanë ministrisë edhe një javë kohë.
Deklarimi i fundit i ministrit Ademi ishte se ata po i analizojnë të gjitha mundësitë dhe parametrat për rritje të pagave në fushën e arsimit, mirëpo pjesë e diskutimit të tyre nuk ka qenë ende përqindja e rritjes eventuale.

Marketing