Nesër fillon regjistrimi i nxënësve në klasë të parë

Këtë vit regjistrimi i i nxënësve në klasë të parë nuk do të jetë sikur herave tjera. Përveç dokumenteve për regjistrim, prindërit duhet të përkujdesen që fëmijët e tyre por edhe ata vetë të posedojnë mjete mbrojtëse kundër koronavirusit. Pra pa maska dhe doreza nuk do të lejohen të hyjnë në objekte shkollore. Në SHF “25 Maji” në Hasanbeg për vitin shkollor 2020/2021 do të pranohen 215 nxënës. Drejtori i kësaj shkolle tha se prindërit i ka ndarë në disa grupe që mos të grumbullohen të gjithë për një ditë për regjistrim.

Marketing

“Kemi caktuar orarin, ditën, orën saktësisht se cilën ditë do të vijë prindi në shkollë që të mos bëjmë një tubim që të kemi shumë prindër, por brenda ditës kemi caktuar që maksimumi të regjistrohen 10 nxënës, për çdo ditë. Domethënë regjistrimi fillon prej orës 10 dhe mbaron diku kah ora 14, ku çdo prind e ka atë hapësirën 60 min që të jetë prezent, brenda asaj hapësirë nuk do të ketë takim me prindër tjetër”, Fadil Murtezani – drejtor shkolle.

Drejtori i shkollës fillore “25 Maji” Fadil Murtezani tha se gjatë regjistrimit sigurimi i shkollës do të kujdeset që të pranishmit të mbajnë distancë mes vete.

Ndryshe MASH për shkak të pandemisë ka shpallur protokollin për regjistrimin e nxënësve në klasë të parë.

“Midis çdo termin për bisedim me çdo fëmijë është e nevojshme të ketë pauzë në afat prej 20 minuta.

Mjete për dezinfektim të këpucëve dhe duarve detyrimisht vendoset në hyrje të shkollës.

Shkolla në hyrje të shkollës vendos materiale edukativo-informative për respektimin e masave mbrojtëse preventive: maska mbrojtëse, distancë fizike, dezinfektim të duarve, higjienë e duhur”, thonë nga Ministria e Arsimit.

Ndërkaq Komuna e Aerodromit ka shpallur protokoll të veçantë për regjistrim të nxënsve në shkollat e kësaj komune, ku përveç mjeteve të dezinfektimit, kanë paraparë edhe matjen e temperaturës të prindërve dhe fëmijëve.

Që në mëngjes shkollat që do të hapin dyert për filloristët duhet të nisin me pastrim dhe dezinfektim të hapësirave.

Marketing