Nesër fillon regjistrimi nëpër shkolla të mesme

Të hënën, më 17 qershor fillon afati për regjistrim në shkollat e mesme. Kurse këto janë kushtet që shkolla e Mesme e Qytetit të Shkupit “Vll. Milladinov” u ofron nxënësve që vendosin të regjistrohen në drejtimet profesionale (PAMJE). E këto hapësira të njëjtëve u vijnë në ndihmë për të kryer praktikat profesionale. Burhan Ibrahimi, ish-nxënës i kësaj shkolle thotë se e ka pasur shumë të lehtë të ambientohet në punën si veteriner.

Marketing

“Unë si profesion zgjodha veteriner teknik e cila më ndihmoi në ç’ do aspekt. Pikë së pari më mësoi dashurinë ndaj kafshëve, mirëkuptimin dhe mjekimin e tyre. Unë desha të them se drejtimi veteriner është një profesion shumë i mirë i cili ka si literaturë po edhe praktikë. Unë i preferoj dhe i lus të gjithë nxënësit tjerë që të interesohen sa më shum për këtë profesion i cili është një profesion shumë i mirë”, deklaroi Burjan Ibrahimi, ish-nxënës “Veteriner”.

Ndihmës-drejtori, Bujamin Memedi u apelon nxënësve që të regjistrohen në drejtimet profesionale. Ai informon edhe për një drejtim të ri profesional.

“Ju kisha apeluar të gjithë nxënësve që këtë vit do të regjistrohen në vitin shkollor 2019-20 që të fokusohen në drejtimet profesionale, gjithashtu mundësitë për punësim janë shumë më të lehta. Kemi drejtime profesionale bujqësore, dhe veterinari, duke i rënditur në këtë radhitje. Teknik për agro-menaxhment me 40 pikë, teknik për mjekësi veterinarie me 45 pikë. Një drejtim i ri nga i cili fillon këtë vit është fito-mjekësia poashtu me 40 pikë dhe agro-teknikë me 40 pikë. Interesimi nuk është i mjaftueshëm”, tha Bujamin Memedi, ndihmës drejtor.

Të njëjtin apel e jep edhe Ministria e Arsimit dhe shkencës. Sipas Safet Nezirit, MASH pas debateve dhe takimeve me kompanitë vendore dhe të huaja është detyruar të reformojë 14 drejtime rrespektivisht 52 profile të arsimit të mesëm profesional.

“Me startin e këtij viti shkollor, prej vitit të parë, gjithë sistemi arsimor i mesëm, profesional do të jetë i reformuar dhe pas diplomimit të këtyre nxënësve të shkollës së mesme apo arsimit të mesëm profesional gjasat janë jashtë zakonisht të mëdhaja për tu punësuar në kompanitë vendore”, u shpreh Safet Neziri nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Drejtoresha e SH.M.Q.SH “BRAQA MILLADINOVCI”, Elizabeta Angellovska thotë se shkolla viteve të fundit ka arritur shumë suksese dhe ka fituar një numër të madh të projekteve.

“Shumë ide që i pamë jasht vendit i kemi sjellur këtu. E kam patjetër të tregoj që ky park këtu funskionon tashmë 3 vite dhe këtu nxënësit mund edhe ta kryejnë praktikën profesionale. Këtë vit po përgatitemi që ta rinovojmë dhe shpresoj që vendi do të jetë një vend që do t’i kënaq nevojat e nxënësve po edhe stafit si për punë po edhe për pushim”, theksoi Elizabeta Angellovska, drejtoreshë e “Vëllezërit Milladinovcki”.

Ndryshe, afati për regjistrim në shkolla të mesme fillon këtë të hënë më 17 qershor dhe zgjat deri të martën më 18 qershor.

Marketing