Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi bashkë me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi nesër në ora 11.00 do të vëzhgojnë nga afër punimet në aksin rrugor Shkup-Bllacë.

Ngjarja do të mbahet para vendkalimit kufitar Bllacë, përkatësisht tek rruga që shpie drejt pikës së doganimit.