Nesër hidhet shorti për radhitjen e kandidatëve në fletëvotim

Kryetari i KSHZ, Oliver Derkoski ka paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme do të caktohet radhitja e kandidatëve në fletëvotim për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 21 prill.

Marketing

Ai vërtetoi se deri te komisioni kanë arritur të tre kandidaturat dhe të gjitha janë parashtruar nga grupi i votuesve me së paku 10 mijë nënshkrime.

Derkoski apelon që kandidatët të përmbahen nga shfaqjet publike dhe deklaratat deri më 1 prill, sepse e gjithë kjo do të konsiderohet si fushatë.

Marketing