Nesër kongresi i LSDM-së, Sheqerisnka: Pretendoj punën jo pozitën

Zëvendës kryetarja aktuale e LSDM-së Radmilla Sheqerinska, në pritje të Kongresit të nesërm të parties tha se nuk do të kandidojë për ndonjë funksion në parti, por tha se do jetë në LSDM. Deklaroi se për atë me rëndësi është puna dhe jo funksioni.

Marketing

“Në LSDM kam qenë aktive edhe si anëtare e udhëheqësisë edhe pa qene pjesë e menaxhmentit. Në jetë nuk besoj në funksion por në punët që bëhet. Besoj në atë që realizohet. Unë do të vazhdoj të punoj për punët për të cilat mendoj se janë të rëndësishme dhe për vlerat për të cilat mendoj se qytetarët i presin nga ne. Në mbrojtje patëm dy qëlime: Anëtarsimin në NATO dhe përmirësimin e kushteve në armatë, dhe ia arritëm bashkë me ekipin. Por na presin edhe shumë punë tjera. Para nesh është integrimi ushtarak në NATO dhe hapi tjerë, përmirësimi i kushteve në armatë, pa marrë parasysh se VMRO – po i pengon.”, tha Radmilla Sheqerinska, ministre e mbrojtjes.

Marketing