Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë do të mblidhen gjatë ditës së nesërme, më 26 nëntor në mbledhjen e përbashkët, e cila pritet të mbahet në Pejë.

Zyra e kryeministrit ka dërguar edhe aktivitetet të cilat do të zhvillohen gjatë ditës së nesërme, duke theksuar se mbledhja e përbashkët do të fillojë në orën 10:30.

Agjenda e aktiviteteve është si në vijim:
10:15 Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes
10:30 Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive
12:30 Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.