Nesër mbahet seanca e Këshillit për siguri, do të vendoset për vazhdimin ose jo të gjendjes së jashtëzakonshme

Në Kabinetin e Presidentit “Vila Vodno” nesër me fillim prej orës 13:30 do të mbahet mbledhje e Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Në mbledhje, krahas anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të Stevo Pendarovskit, do të marrë pjesë edhe mjeku Zharko Karaxhovski nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Pas përfundimit të mbledhjes, informojnë nga pres-shërbimi i kabinetit të presidentit, Pendarovski do të japë deklaratë për publikun, e cila do të transmetohet në kanalin e shefit të shtetit në Jutjub.

Në përputhje me rekomandimet për mbrojtje nga KOVID-19, theksohet në kumtesë, deklaratën Pendarovski do ta japë në vend të hapur në platonë para “Vilës Vodno”.

Marketing