Nesër nënshkruhet marrëveshja për vaksinat kineze

Të hënën do të nënshkruhet marrëveshja për furnizim të 200 mijë vaksinave për Kovid-19 nga Kina. Përveç vaksinave kineze vendi ka siguruar 800 mijë vaksina nga sistemi KOVAKS i dhe për aq vaksina tjera bisedohet edhe me kompaninë “Fajzer”. Sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe sasia e parë e vaksinave është tërësisht e mjaftueshme për një proces të vaksinimit që do të zgjasë katër deri në shtatë javë.

Marketing

Këto ditë është adaptuar edhe plani nacional për imunizim. Planin operativ nacional e ka përgatitur grupi i punës teknik nacional për Kovid-19 në Ministrinë e Shëndetësisë, rrjedhimisht do të azhurnohet sipas dinamikës së arritjes së vaksinave në vend dhe zbatimi i vaksinave, në varësi të sasive, llojit, specifikave. Vaksinimi do të bëhet përmes rrjetit shëndetësor ekzistues dhe pikave të vaksinimit. Është bërë plan detajor për transport nga aeroporti deri te të gjitha vendet ku vaksinat deponohen, operatorët ekonomik dhe Shtëpia e Shëndetit – Shkup, por edhe plan për shpërndarje deri te pikat e vaksinave, si dhe mënyra e zbatimit të vaksinimit.

Sipas planit për një ditë pritet të vaksinohen prej dy mijë deri në 2.500 qytetarë. Për çdo qytetar i cili do ta marrë dozën e parë menjëherë do të rezervohet edhe e dyta që duhet të merret pas 21 ditëve.

Të parët do të vaksinohen punonjësit shëndetësor dhe personat e moshuar mbi 70 vjeç.

Në fazën e dytë vaksinohen personat më të moshuar se 65 vjet, persona nga 18 deri 64 me kormobitete ose gjendje shëndetësore me rrezik të lartë, punonjësit shëndetësor nga Instituti për shëndet publik dhe Qendrat për shëndet publik, stomatologët, farmacistët dhe personeli tjetër shëndetësor, të punësuar në institucione tjera vitale dhe kopshte. Në fazën e tretë personat tjerë nga shumë grupe të veprimtarive tjera të rëndësishme si transport, ushqim, prodhimtari të ilaçeve, higjiena komunale, sektori bankar, bujqësia, të punësuarit tjerë në arsim dhe shëndetësi me rrezik të ulët të infektimit, persona të cilët nuk mund të mbajnë distancë fizike dhe në fund të gjithë qytetarët të cilët duan të marrin vaksinë në moshën prej 18 deri në 64 vjet.

Marketing