Qeveria e Zoran Zaevit në Maqedoni ka dorëzuar projektligjet për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, ndërsa përmes sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Aleksandar Kiracovski ka sqaruar se shqyrtimi i tyre do të marrë rreth dy muaj e gjysmë kohë, pasi për çdo amendament do të duhet të debatohet rreth 3 ditë.

“Shpresoj dhe jam i bindur se të gjithë deputetët, në mënyrë integruese do të marrin pjesë në debatin për amendamentet e parashtruara, që janë evidente, e të gjitha së bashku ta plotёsojnë procesin që na çon drejt BE-së dhe NATO-s”, tha Aleksandar Kiracovski, i cituar nga “Deutsche Welle”.

Megjithatë, në mesin e diskutimeve për ndryshimet kushtetuese, që do të bëjnë të mundur zbatimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë, janë aktualizuar edhe kërkesat e opozitës shqiptare për ndërhyrjen në disa nene të Kushtetutës, që do të avanconin më tej pozitën e shqiptarëve në këtë shtet.

Kërkesa kundër të cilave ka dalë Bashkimi Demokratik për Integrim, pjesë e qeverisë së Zaevit, e cila përmes deputetit Xhevat Ademi i ka vlerësuar si përpjekje e opozitës për të fituar pikë në politikë. Ademi i BDI-së është shprehur më tej se, përveç 4 amendamenteve të prezantuara nga qeveria, për të cilat priten edhe sugjerime, amendamente shtesë që nuk kanë të bëjnë me ndryshimin e Kushtetutës për shkak të marrëveshjes së Prespës nuk do të pranohen.

Ndërkohë, 8 të përjashtuarit nga VMRO-DPMNE-ja për shkak të votimit për fillimin e procedurave për ndryshimet kushtetuese, pritet të formojnë një grup parlamentar në Kuvend gjatë së hënës.

Artikulli paraprak‘Prishtina Kids Fest’, këndojnë solistë të rinj nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia…
Artikulli tjetërDybala poston foto me Ronaldon, por aty zbulohet sekreti i madh i Juventusit