Nesër pa energji elektrike disa komuna të Shkupit

Pjesë të komunave të Aerodromit, Karposhit, Qendrës dhe Studeniçanit nesër do të jenë pa energji elektrike për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes.

Marketing

Siç është njoftuar nga QRMK – Shkup, pas njoftimit paraprak nga EVN, nga ora 8:30 deri në 13:30, pa energji elektrike do të jenë rrugët “Lisec” dhe “Gornovranovska” në komunën e Aerodromit. Rruga “Skupi” numër 5-a në komunën e Karposhit do të mbetet pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në 10:30.

Nga ora 09:00 deri në 11:00 pa energji elektrike do të jetë rruga “Naum Naumovsi Borçe” numri 68 dhe numri 70 në komunën e Qendrës, dhe nga ora 09:00 deri në 12:30 një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Koliçan i Poshtëm, më saktë në hyrje të fshatit poshtë xhamisë, në komunën e Studeniçanit.

Marketing