Nesër pa energji elektrike disa komuna të Shkupit

Për shkak të intervenimeve teknike të planifikuara në sistemin e energjisë elektrike të Qytetit të Shkupit, disa pjesë të komunave të Karposhit, Sopishtes dhe Petrovecit do të mbeten pa energji elektrike.

Marketing

Gjatë periudhës nga 9:00 deri në ora 12:00 oa energji elektrike do të mbeten përdoruesit e bul. Aradhat partizane nr. 169 dhe nr. 173, rr. Botun nga br. 12 deri në nr. 27 dhe rr. “Mramorec” nga nr. 1 deri në nr. 10. në Komunën e Karposhit.

Ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në periudhën nga ora 08:30 deri më 16:00 do të kenë përdoruesit e rr. “7” dhe rr. “9” në fshatin Sonje e Epërme, Komuna e Sopishtës dhe në periudhën nga ora 09:00 deri në 12:00 përdoruesit e një pjese të lagjes së re në fshatin Rzhaniçino, Komuna e Petrovecit.

Marketing