Nesër pa energji elektrike disa lagje të Shkupit

Nga EVN informojnë se prej nesër për shkak intervenimeve teknike në rrjetin elektro përçues, pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Aerodrom, Kisella Vodë, Çair dhe Qendër.

Marketing

Prej orës 08:30 deri në orën 11:30, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit një pjese të rrugës “Cërnorizec Hrabar” një pjesë e rrugës 1616 (qendra rajonale) – Lisiçe, si dhe shfrytëzuesit e rrugëve 1513, në Pintia, komunat Aerodrom dhe Kisella Vodë.

Prej orës 08:30 deri në orën 15:30, shfrytëzuesit nga një pjesë e rrugëve Xhon Kenedi, rr Maksut Sadik, rr. Pere Toshev, komuna e Çairit.

Prej orës 13:00 deri orën 15:00, shfrytëzuesit e rrugës Pitu Guli afër Rezidencës së Amerikës, ndërsa prej 08:30 deri më 15:00, shfrytëzuesit e rrugëve Slave Delovski dhe rrugët fqinje, në komunën Qendër.

Marketing