Nesër pa energji elektrike një pjesë e komunave Qendër, Çuçer Sandevo dhe Zelenikovë

Për shkak të punëve teknike në elektro-rrjetin distribuiv në qytetin e Shkupit, nesër pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e komunave Qendër, Çuçer Sandevo dhe Zelenikovë, kumtoi QRMK Shkup.

Marketing

Në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të rr. “11 Tetori” numrat 14, 16, 18, rr. “Dame Gruev” nr. 1 dhe objektet rreth tregut të gjelbërt në komunën Qendër.

Pa energji elektirke nga ora 09:00 deri në orën 14:00 do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të rr. “Borka Taleski” në komunën Qendër, si dhe një pjesë e fshatit Tanushevci, Karaula Tanushevci, fshati Kuçevishte, fshati Malinë, fshati Brezë, një pjesë e fshatit Mirkovc, fshati Pobozhje, fshati Brodec në komunën Çuçer Sandevo.

Nga ora 12:00 deri në orën 16:00 pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të bulevardit “Kliment Ohridski” nr. 52 dhe 54 në komunën Qendër, ndërsa nga ora 08:30 deri në orën 16:00 edhe një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Vërzhallë në komunën Zelenikovë.