Nesër pa furnizim me ujë lagjja Liseçe në Shkup

Në lagjen Lisiçe e Re në Komunën e Aerodromit prej nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për shkak të kryerjeve të ndërhyrjeve teknike.

Marketing

Ndërprerja do të jetë deri në përfundimin e intervenimit me të cilin është paraparë të instalohen “mbyllës” të cilat në të ardhmen do të sigurojnë ndërprerje parciale të furnizimit me ujë, gjegjësisht vetëm në pjesët ku eventualisht do të paraqitej defekt

“Me këtë do të tejkalohet problemi i deritanishëm për ndërprerje në furnizim me ujë në të gjithë rajonin”, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup.