Nesër pa rrymë disa komuna të Shkupit

Për shkak të intervenimeve teknike në elektro rrjetin distributiv, nesër, pa energji elektrike do të mbeten disa pjesë në disa komuna të Shkupit.

Marketing

Siç kumtoi QRMK-Shkup pas njoftimit nga “EVN Maqedoni” SHA, pa rrymë prej orës 06:30 deri ora 11:00 do të jenë shfrytëzuesit nga fshati Varvara dhe një pjesë e fshatit Batincë në komunën Studeniçan, prej orës 07:00 deri ora 13:00 shfrytëzuesi e objekteve të cilat gjenden në afërsi të ISHP Klinika Universitare për sëmundje kirurgjike, “Shën Naumi i Ohrit” në rr. “11 Tetori” në komunën Qendër dhe nga ora 09:00 deri 12:00, objektet në rrethin e aeroportit sportiv “Stenkovec”, në komunën Çuçer Sandevë.

Nesër pa rrymë me energji elektrike prej orës 09:00 deri ora 12:00 do të mbeten edhe shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Orizar i Epërm në komunn Gjorçe Petrov, ndërkaq në komunën Karposh pa rrymë prej orës 09:00 deri 14:30 do të mbeten shfrytëzuesit e një pjese të rr. “Preseka” dhe një pjesë e rr. “Slivovska”, prej orës 09:30 deri 11:00 shfrytëzuesit e një pjese të rr. “Branisllav Nushiq”, prej orës 09:14:30 shfrytëzuesit e një pjese të rr. “Bukuresht” dhe prej orës 11:00 deri ora 15:00 shfrytëzuesit e një pjese të rr. “Paris” dhe rr. “Helsinki”.

Marketing