Nesër pa ujë disa pjesë të Shkupit

Për shkak të rikonstruimit të rrjetit të ujësjellësit me diametër prej 300 mm dhe 200 mm në rr. “Brigada e Dytë Maqedonase” – qarkorja me rr. “Kemal Sejfula”, ndërprerje të furnizimit me ujë nesër nga ora 08:30 do të ketë shfrytëzuesit e vendbanimeve “Çair”, “Shkup Veri” dhe “Butel 2” – kodra drejt vendbanimit “Hekuranë” në Komunën e Butelit.

Marketing

Siç kumtoi QRMK-Shkup pas njoftimit të marrë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi për shkak të instalimit të një lidhjeje hidraulike me diametër prej 80 mm në rr. “Cërvena Voda” Nr. 37, nga ana tjetër, ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë konsumatorët e disa pjesëve të Bul. “Aradhet partizane” në Komunën e Qendrës nga ora 09:00 deri në përfundimin e punimeve.

Marketing