Nesër prezantohet oferta e Kodrës së Diellit dhe shumë aktivitete tek Qendra e skijimit

Drejtori i Elem Turs, Adem Avziu përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nesër do të bëhet prezantimi i ofertës së Kodrës së Diellit si dhe shumë aktivitete të shumta të cilat i ofron kjo Qendër e skijimit.

Marketing

Me këtë rast, ftohen të gjithë për pjesëmarje në këtë eveniment.

Vlenë të theksohet se me ardhjen në pozitë të drejtorit, Avziu për herë të parë aplikon ofertë verore për qytetarët, turistët etj..

Ja njoftimi i drejtorit Avziu:

Të dielën (25.07.2021) me fillim në ora 10:00, ju mirëpresim të gjithëve në stacionin e fundit të teleferikut me gjashtëulëse, ku do të bëhet prezatimi i ofertës së Kodrës së Diellit dhe aktivitetet e shumta në natyrë të cilat i ofron Qendra e Skijimit.

Të gjithë që do të marrin pjesë në këtë prezantim do të kenë mundësi të shijojnë koktejin e organizuar nga operatorët turistik të Kodrës së Diellit dhe të argëtohen me muzikë me DJ.

📍stacioni i fundit i teleferikut me gjashtëulëse

Marketing