Nesër protesta kundër shtrenjtimit të rrymës

Këshilli organizativ kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike vazhdon të këmbëngul në kërkesat për uljen e çmimit të energjisë elektrike. Ata po ashtu thonë se për kërkesat e tyre kanë marrë përkrahje nga disa parti politike.
“Këshilli organizativ i protestave ka marrë përkrahjen e disa partive politike. Por, ne nuk do të marrim këtë si trumfalizëm,për deri sa kërkesat tona nuk do të implementohen dhe zbatohen, nëse do të vazhdohet me avazin e mospërfilljes së kërkesave tona së bashku me qytetarët, do të vazhdojmë të protestojmë, do të bllokojmë çdo rrugë deri në pranimin e gjitha kërkesave.”,– tha Afrim Idrizi.
Këshilli organizativ ka paralajmëruar vazhdimin e protestave edhe gjatë ditës së nesërme, duke theksuar se do të vazhdojnë të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave.