Nesër, Qeveria do të mblidhet dhe do të vendosë se cilat nga masat e propozuara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive javën e kaluar do të pranohen dhe cilat do të refuzohen.
Ndalimi i grupimit në hapësirën publike pas orës 22:00.
Kufizimi i mysafirëve në shtëpi, jo më shumë se katër persona.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe këtë fundjavë njoftoi se nëse numri i të infektuarve vazhdon të rritet dhe masat nuk respektohen, nuk përjashtohet mundësia e vendosjes së sërishme të karantinës në pjesë të caktuara të vendit.