Nesër regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se nesër për shkak të protestës së caktuar të VMRO-DPMNE-së do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në rajonin qendror të qytetit.

Marketing

“Nesër nga ora 17:00 është caktuar protestë në Shkup të organizuar nga ana e partisë politike me relacion të lëvizjes nga sheshi ‘VMRO’, djathtë përmes rrugës ‘Dame Gruev’, drejt nëpër rrugën ‘Vasil Glavinov’, drejt nëpër bulevardin ‘VMRO’, majtas përmes bulevardit ‘Ilinden’ deri para ndërtesës së Qeverisë”, thuhet në kumtesë.

MPB-ja apelon deri tek qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit policorë.

Marketing