Nesër shpallet fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Zaev dhe Cipras kandidatë

Gjatë ditës së nesërme komiteti i Çmimit Nobel në Oslo do të shpall fituesin e Çmimit Nobel për Paqe për vitin 2019. Të nominuar janë 301 emra, prej tyre 223 individi dhe 78 organizata.

Marketing

Favoritja kryesor për të fituar çmimin për vitin 2019, sipas burimeve të Daily Mail është Greta Thunberg.
Dan Smith, i cili shërben si drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm, i tha Daily Mail në një deklaratë se ajo që Thunberg ka bërë gjatë vitit të kaluar është e jashtëzakonshme.
“Ndryshimi i klimës është një çështje që lidhet fort me sigurinë dhe paqen”, tha ai.

Ndërsa sipas prestigjiozes “Time” në mesin kandidatëve serioz për këtë çmim është edhe kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm në përfundimin e luftës 20-vjeçare mes Etiopisë dhe Eritreas, përcjell Alsat.
“Time” përveç kryeministrit etiopian Abiy, përmend edhe kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern për mënyrën e saj të ballafaqimit me tragjedinë në qytetin Christchurch, ku si pasojë e një sulmi terrorist në një xhami, jetën kishin humbur 49 persona. Nuk përjashtohet edhe konkurrenca serioze e liderit indigjen Raoni Metuktire, i famshëm në të gjithë botën për betejën e tij në favor të pyjeve të Amazonës.
Kujtojmë se në janar të këtij viti për Çmimin Nobel për Paqe janë nominuar edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ish-kryeministri grek Aleksis Cipras.

Liderët e grupit socialist dhe demokrat (S & D) në Parlamentin Europian, grupi i kryesuar nga Udo Bullmann i të Gjerlbërve /Aleanca e Lirë Europiane (EFA) Ska Keller dhe e majta e bashkuar europiane-E majta e gjelbërt nordike (GUE / NGL) Gabbi Zimmer aso kohe shprehën mbështetjen e tyre pro kësaj kandidature.

Në një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga tre partitë theksohej se ”Marrëveshja e Prespës” mes Greqisë dhe Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) i jep fund një mosmarrëveshje të gjatë dhe sjell stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa vetë kryeministri Zaev në një intervistë për gazetën belge “Le Soar” kishte thënë se data për fillimin e negociatave është më e rëndësishme se marrja e këtij çmimi.
“Unë do të ndërroja dy çmime Nobel për vendimin e Këshillit Evropian, për mua është një nder i madh që jemi nominuar, ne jemi një vend i vogël, por shpërblimi për ne është njohja e punës sonë, dhe këtë e vërteton vetëm vendimi i Këshillit Evropian. Ky është shpërblimi më i mirë. Në qoftë se fitoj çmimin Nobel, do t’i japë Këshillit të Evropës”, kishte deklaruar Zaev.

Marketing