Draft-amendamentet mbi ndryshimet Kushtetuese para se të dorëzohen në Kuvend sot pasdite edhe njëherë u shqyrtuan nga Kryeministri Zoran Zaev dhe deputetë e opozitës të cilët mbështetën nismën për ndryshimet Kushtetuese.

Këta të fundit kërkojnë Nen të veçantë për gjuhën, identitetin dhe trashëgiminë historike. Zaev nuk përjashtoi mundësinë që kërkesat e opozitës të inkorporohen në Nenin ekzistues të Kushtetutës në formë dispozite.