Nesër do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla mesatare. Pasdite në pjesët lindore do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperatura minimale do të jetë midis 10 dhe 16, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 26 e deri në 33 gradë. Indeksi UV do të arrijë 9, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla mesatare. Temperatura do të lëvizë prej 14 e deri në 30 gradë Celsius.

Nën ndikim të masës së ngrohtë të ajrit nga jugu në ditët në vijim pason periudhë e motit më të ngrohtë. Lokalisht në orët e pasdites do të ketë shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër të ndjekur me bubullima dhe kushte për paraqitjen e breshrit të izoluar.