Të hënën në mëngjes liderët e katër partie më të mëdha politike, nga dyja taborët do të mblidhen edhe njëherë për t’i tejkaluar dallimet rreth Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe shpalljes së referendumit.

Derisa pushteti pret nga opozita që të zhbllokojë zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së dhe të heq dorë nga kushtëzimet, Kuvendi në orën 11 si pikë të rendi ditës do t’i ketë ndryshimet në Kodin Zgjedhorë me të cilat shumica do të mundet pa votat e opozitës të zgjedhë anëtarët e KSHZ-së.

Takimi i nesër duhet që si epilog të ketë pajtueshmërinë për KSHZ-në, modalitetet e referendumit dhe kalimin e dallimeve rreth Ligjit mbi financimin e partive politike dhe Ligjit mbi Qeverinë. Jo zyrtarisht është mësuar se opozita pretendon edhe amnistinë indirekte, respektivisht ndryshimet në Kodin Penal. Për këtë kryeministri Zoran Zaev tashmë disa herë ka theksuar se për qëllimet strategjike të vendit, nuk do të bëj pazare të llojit si amnistia.

Veç tjerash, opozita duhet të garantojë edhe proces të suksesshëm të referendumit, ashtu siç bënë të gjitha partitë politike të përfaqësuara në parlament në takimin e parë të liderëve. Nga e hëna fillon poshtë-numërimi për Qeverinë dhe ligjvënësit deri kur duhet ta shpallin referendumin. Deri më 31 korrik apo 1 gusht, Kuvendi duhet të zgjedh anëtarët e rinj të KSHZ-së, të shpall referendumin dhe të kalojë Ligjin për financimin e partive dhe atë për Qeverinë. Të gjitha këto pika duhet kaluar në takimin e nesërm mes liderëve.

Mos-pajtimi për njërën prej tyre do ta vështirësonte situatën. Në rast se pushteti dhe opozita nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, pyetja në referendum do të mbetet ajo që e propozoi kryeministri Zaev “A jeni për anëtarësim të vendit në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”. Lloji i referendumit do të jetë konsultativ. Për këtë i pari i Qeverisë ka marr garanci nga të gjitha partitë parlamentare, përpos VMRO-DPMNE-së.